Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin që është ftuar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ky takim do të mbahet nesër. Po ashtu Escobar ka ftuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për takim.
Gabriel Escobar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.
Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.