Pesë ditë më parë policia është njoftuar se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, dy persona të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 eurosh.
Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Ndërsa, pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: A. H. lindur 1996 dhe D. T. indur 2001.
“Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët: Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12) copë fishek. Një armë gjahu gjysme automatike (pumparice)”, njofton policia.
Me Urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.