Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në ora 16:30.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.
“Takim do të ketë dhe do të nis nga ora 16:30”, është shprehur Kupina.
Kujtojmë se Escobar sot nuk do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por do të ketë takime me krerët opozitarë.