Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 22 dëshmorët e UÇK-së që u vranë në Betejën e Çabratit nga forcat serbe, raporton Gazeta Enigma.
Kurti ka shkruar se edhe 22 vjet pas kësaj beteje i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes dhe krenarisë.
“Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe. Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet. 22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë”, ka shkruar Kurti.