Osmani: Kosova do të jetë palë e barabartë në dialog

Osmani: Kosova do të jetë palë e barabartë në dialog
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo veprim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se partneriteti me SHBA-në vazhdon të jetë qenësor. 

Related Articles