Aleati kryesor i Rusisë e uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Aleati kryesor i Rusisë e uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka uruar popullin ukrainas për Ditën e Pavarësisë.

Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e Ukrainës dhe ka lejuar trupat ruse të hyjnë në këtë vend përmes kufirit të saj.

“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta e të fqinjësisë së mirë mes popujve të dy vendeve”, thotë Lukashenko, shkruan BBC.

Ai shton se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për “ruajtjen e marrëveshjes, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”.

Udhëheqësi bjellorus u uron gjithashtu ukrainasve “një qiell të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”.

Related Articles