Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ka pranuar se tek ekipi i tij nuk funksionoi asgjë në humbjen ndaj Malishevës.
Ferizaj pësoi 3:1 në udhëtim të mërkurën në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. Për Ferizajn, kjo është humbja e dytë karshi një barazimi. Morina pas ndeshjes ka thënë se duhet të bëjnë një analizë të thellë, pasi gjërat nuk janë mirë brenda grupit.
“Nuk shkoi asgjë mirë. Prej fillimit deri në fund nuk funksioni asgjë. Është ndeshja më e dobët prejse jam në krye të ekipit. Por, kjo nuk e minimizon fitoren e Malishevës që fitoi me meritë. Duhet të bëjmë një analizë më të thellë për të parë se ku ishte gabime”, ka thënë Morina.
“Ndoshta, kemi gabuar në përzgjedhjen e lojtarëve, por duhet t’i analizojmë gjërat që nuk janë në favor të klubit. Kjo humbje nuk është fundi i botës. Nuk është në rregull brenda grupit tonë, pasi nuk jemi në nivelin që duhet të jemi”.