Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm e jostabil.
Sipas IHMK-së, parashihen rreze dielli, vranësira e vende-vende reshje shiju të shoqëruara me shkarkime elektrike.
“UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. /Gazeta Enigma/