Ballkani dhe Shkupi do ta zhvillojnë sot ndeshjen më të rëndësishme në historinë e të dyja klubeve.
Dy skuadrat shqiptare ndeshen sot në kuadër të ndeshjes së kthimit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.
Ballkani që është kampion i Kosovës, e fitoi ndeshjen e parë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ndaj Shkupit me rezultat 1:2.
Andaj, suharekasit duan ta mbrojnë rezultatin, teksa Shkupi kërkon përmbysjen.
Në rast të fitores apo barazimit, Ballkani do ta shkruante historinë e futbollit të Kosovës duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.
Kompania e madhe e basteve, “Unibet” ka publikuar tashmë kuotat e kësaj ndeshje.
Ballkani konsiderohet favorit me 2.35, barazimi vlen me 3.60, kurse fitorja e mysafirëve me 3.18.
Ndeshja e sotme nis nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.