Escobar: I morëm parasysh shqetësimet e Rakiqit

Escobar: I morëm parasysh shqetësimet e Rakiqit

Menjëherë pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, iu drejtua gazetarëve, por nuk shpjegoi detaje nga diskutimet brenda takimit.

Escobar u shpreh për takimin me përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës, se do të flasë më vonë gjatë qëndrimit të planifikuar në Beograd.

“Unë vetëm dua të them se i kemi marrë parasysh shqetësimet e kryetarit të Komunës. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Shpresoj se nga atje do të jemi në gjendje të dalim me një njoftim”, tha Escobar.

Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, sot në Beograd do të takohen me drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Related Articles