Nderim Nexhipi: Nuk dorëzohemi as në grupet e Conference League – do tentojmë befasinë

Nderim Nexhipi: Nuk dorëzohemi as në grupet e Conference League – do tentojmë befasinë

Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Ballkanit thotë se skuadra e tij nuk do të dorëzohet në grupet e Conference League dhe do të tentojë të befasojë skuadrat me të cilat do të përballen.

Pas pak, pra në orën 14:30 do të hidhet shorti i grupeve të Conference League, kompeticion ku do të marrë pjesë për herë të parë një ekip nga Kosova, pra Ballkani.

“Ndeshje prej ndeshje po rritemi, tani do presim grupet, nuk jemi ekip që dorezohemi, do tentojmë të befasojme çdo ekip me të cilin do përballemi. Jemi për herë të parë dhe duam ta shijojmë këtë eksperiencë”, tha Nderim Nexhipi për Sport1.

“Një përballje me Fiorentinan, Villarrealin apo West Hamin do të ishte e jashtëzakonshme”, përfundoi ai.

Related Articles