Redaktoi i gazetës “Nova”, Ranko Pivljanin, në një intervistë për N1 ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 2000 kur ka pranuar që të futet në negociata.
Pivljanin thotë se kjo është një humbje tjetër pa e llogaritur edhe humbjen e luftës.
“Mendoj se ne, pa llogaritur faktin që e humbëm luftën në Kosovë, humbëm atë që kishte mbetur prej saj dhe mundësinë për ta rifituar, në momentin kur hymë në ato negociata pas vitit 2000”, ka thënë gazetari serb për N1.
Se Serbia e ka humbur Kosovën e ka thënë se dhe sociologia dhe politikanja serbe, Vesna Peshiq. Në një intervistë për N1 ajo ka thënë se Serbia duhet të pajtohet me fakin se e ka humbur Kosovën.
Peshiq ka thënë se derisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një vend të pavarur, tanimë është qesharake që të dyja palët, po “grinden nëpër tavolina”.
KOSOVO JE IZGUBLJENO NAKON 2000. GODINE
Ranko Pivljanin – urednik Šolakovih novina Nova:
"Ja mislim da smo mi, ne računajući što smo izgubili rat na Kosovu, izgubili ono što je ostalo od njega i mogućnost da ga povratimo, u onom trenutku kad smo ušli u te pregovore posle 2000.! pic.twitter.com/AbAxEpQeUR— Detektor laži (@LaziDetektor) August 27, 2022