Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti që udhëheq ai përballet me probleme të shumta. Në mesin e këtyre problemeve ka përfshirë edhe situatën me Kosovën.
Vuçiq, siç raporton AFP, e ka bërë një gjë të tillë të shtunën, duke fajësuar edhe krahun ekstremist të djathtë atje.
“Parada e krenarisë” – si të doni ta quani – e cila supozohej të mbahej në shtator, do të shtyhet ose anulohet”, ka deklaruar ai.
“Thënë thjesht, është e pamundur të përballesh me gjithçka. Ndoshta herë të tjera, në kohë më të lumtura”, ka vijuar më tej ai.
EuroPride, ngjarje e rregullt vjetore e komunitetit LGBT, organizohet çdoherë nga një qytet i ndryshëm evropian. Këtë vit këtë “marshin e krenarisë” do ta organizonte Beogradi. /