Dy anije luftarake amerikane kanë kaluar nëpër ngushticën e Tajvanit, ka njoftuar marina amerikane.
Ky është operacioni i parë i tillë që ndodh që kur tensionet midis Tajvanit dhe Kinës u rritën pas një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi, në Tajvan në gusht.
Kina reagoi duke mbajtur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në zonë.
ShBA-ja dhe disa marina të tjera perëndimore lundruan në mënyrë rutinore përmes ngushticës vitet e fundit.
Pekini i sheh veprime të tilla si provokuese dhe pohon se ishulli i Tajvanit është një pjesë integrale e territorit kinez.
Marina amerikane tha në një deklaratë se transiti përmes ngushticës së Tajvanit demonstroi “angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Këto anije kaluan transit përmes një korridori në ngushticën që është përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar”, thuhet në deklaratë.
Tajvani është i vetëqeverisur, por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur me të cilën do të bashkohet përfundimisht.