Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar ditën kur Kosova mirëpriti grupin e parë të afganëve.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë ka shkruar se vendi ynë ka siguruar strehim për 1 mijë e 798 afganë.
Ai tutje thotë se ‘jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse’.
“Në këtë ditë të një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë”, ka shkruar më tej kryeministri.
On this day one year ago, we welcomed the very first group of Afghan citizens who had left their home amidst chaos and uncertainty. Since then, Kosova has provided shelter to 1.798 afghans. We are partners to our allies and an ally to those who need a helping hand. https://t.co/Y5G7t6z1I5— Albin Kurti (@albinkurti) August 29, 2022