Gazetari Idro Seferi ka treguar se çfarë ka thënë presidenti serb, Aleskandër Vuçiq, pas dakordimit me kryeministrin Albin Kurti për dokumentet identifikuese në kufi midis dy shteteve.
“[Po që nga intervista e fundit e sotme e presidentit Aleksander Vuciq, ai tha se] Serbia megjithatë tregoi se është një vend i cili dëshiron të ketë një kompromis të madh me shqiptarët dhe Kosovën, por që nuk ka një përgjigje të tillë edhe nga Kosova edhe gjatë gjithë këtyre ditëve që kur u bë publik lajmi për marrëveshjen, presidenti Vuçiq ka thënë që kjo ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme në të cilën që Serbia ka mundur të përfitojë dhe të evitohet që të vijë te eskalimi i konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Seferi për Info Magazine të Klan Kosovës.
Seferi tregoi se vendimi i liderit serb ka bërë që ai të vërshohet nga një lumë kritikash nga opozitarë dhe nga një pjesë e opinionit publik.
“Njëkohësisht, opozita në Serbi dhe një pjesë e opinionit e akuzojnë presidentin Vuçiq që thjesht ka pranuar letërnjoftimin e shtetit të Kosovës dhe kështu ka vënë themelet edhe më shumë të pavarësisë së Kosovës me arsyetimin që këtë e ka bërë duket ditur edhe me EuroPride që duhej të mbahej në shtator në Serbi, për të drejtat e komunitetit LGBTI, dhe kjo është anuluar nga presidenti serb dhe nga qeveria e Serbisë, një event i cili është përgatitur shumë kohë më përpara dhe këtu pra Vuçiqi është në një lloj sulmi dhe në kritika të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve për shkak të firmosjes, dhe do të ketë një debat më 13 shtator edhe në Kuvendin e Serbisë lidhur me temën e Kosovës.