Partia Demokratike e Kosovës – PDK, ka refuzuar ftesën e Kryeministrit, Albin Kurti, për takim.
Gazeta10 nga burime brenda PDK-së, ka marrë vesh se kjo parti ka refuzuar kërkesën për takim, pasi që sipas tyre “temat për të cilat është ftuar takimi, duhet të diskutohen në Kuvendin e Kosovës – aty ku është edhe vendi për t’i diskutuar”.
Teksa, ftesës për takim u janë përgjigjur AAK-ja dhe LDK-ja. Liderët e këtyre dy partive opozitare, kanë konfirmuar pjesëmarrjen përmes rrjetit social Facebook, duke numëruar edhe arsyet se pse po e bëjnë këtë.