Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi në faqen zyrtare bën të ditur se është duke ofruar shërbime edhe për Komuna të tjera, të cilat janë të sistemuar në Programin e Gjendjes Civile dhe në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm.
“Përkundër faktit se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është e pajisur me gjeneratorë, gjatë një periudhe të shkurtër kohore, na është pamundësuar ofrimi i shërbimeve për shkak të ndërlidhjes së rrjetit kompjuterik shtetëror me objekte të tjera të Komunës – të cilat nuk kanë qenë të furnizuara me energji elektrike”.
“Si rrjedhojë e kësaj situate kemi reaguar menjëherë, duke kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të na mundësoj kyçje të re përmes fibrit optik në objektin e Administratës. Tanimë kjo çasje është mundësuar dhe që nga fillimi i javës së kaluar ofrojmë shërbime pandërprerë edhe gjatë periudhës së reduktimeve të energjisë elektrike”.
“Përpos kësaj, për shkak se disa Komuna të Republikës së Kosovës janë në grevë, ne jemi duke ofruar shërbime edhe për qytetarët e Komunave të tjera, të cilët janë të sistemuar në Programin e Gjendjes Civile dhe në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm”.