Ambasador i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës dhe faqinjëve të tjerë. Ai thotë se qëndrimet hegjemoniste të Serbisë janë ende aty.
Dugolli këto deklarata i ka dhënë në një intervistë mediumin amerikan ‘The Washington Diplomat’
“Nuk ka pasur shumë përparim apo ndryshim thelbësor në qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë. Qëndrimet hegjemoniste janë ende aty. Dhe kjo e bën të vështirë marrëdhëniet normale me ta”, deklaroi ambasadori kosovar në SHBA.
Ai, ndër të tjera ka thënë edhe se pavarësia e Kosovës nuk vihet në dyshim, meqë është konfirmuar nga GJND-ja.
Po ashtu, ka thënë se sikurse republikanët, edhe demokratët çdoherë kanë qenë të angazhuar drejt ndihmës diplomatike ndaj Kosovës.
“Të dy palët, qofshin demokratë apo republikanë, kanë qenë gjithmonë të angazhuar – para luftës, gjatë luftës kur i mundësuan koalicionit të NATO-s t’i jepte fund gjenocidit dhe pas luftës, duke na ndihmuar të rindërtonim vendin në luftën tonë për pavarësi”, theksoi ai.