Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mikhail Gorbachev, ish-presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetiv.
Biden atë e ka quajtur si një njeri me vizion të jashtëzakonshëm.
“Kur ai erdhi në pushtet, Lufta e Ftohtë kishte vazhduar për gati 40 vjet dhe komunizmi për më shumë, me pasoja shkatërruese”, thotë Biden.
” Gorbachev ishte mjaft i guximshëm për të përdorur reformat demokratike dhe çarmatimin bërthamor”,ka thënë Biden.
“Këto ishin veprimet e një lideri të rrallë – një me imagjinatën për të parë se një e ardhme ndryshe ishte e mundur dhe guximi për të rrezikuar të gjithë karrierën e tij për ta arritur atë. Rezultati ishte një botë më e sigurt dhe liri më e madhe për miliona njerëz”, shkruan BBC.