Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në një reagim në Twitter, ambasada amerikane vlerëson Gledis Nanon si një partner të fortë të ShBA-së.
“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.
Gledis Nano u shkarkua sot me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Nano u shkarkua pasi nuk përmbushi objektivat./tvklan