Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit për mbylljen e pesë shkollave në Komunën e Kamenicës në kuadër të reformës në arsim që ishte implementuar sa ishte kryetar Qëndron Kastrati, shkolla të cilat ishin hapur pastaj nga kryetari aktual i Komunës, Kadri Rahimaj.
Pesë shkollat që i kishte mbyllur Qëndron Kastrati në Kamenicë, në kuadër të reformës për arsim, e të cilat ishin rihapur nga kryetari aktual i Komunës, Kadri Rahimaj, do të duhet të mbyllen sërish.
Kjo pasi Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit për mbylljen e shkollave, duke i dhënë të drejtë Kastratit.
Në aktgjykimin e Supremes, thuhet se shpallet e pabazuar ankesa e Komunës së Kamenicës për rishqyrtim të rastit.
“Refuzohet si e pa bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga e paditura, Komuna e Kamenicës, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit – Departamenti për Çështje Administrative, a nr.202/2022, i datës 21.03.2022”, thuhet në aktgjykimin e Supremes, që e ka siguruar Gazeta Express.
Ndryshe, Qëndron Kastrati i kishte mbyllur këto shkolla sa ishte kryetar komune. Pas zgjedhjeve, në krye të komunës erdhi Kadri Rahimaj, i cili vendosi t’i rihapte shkollat në fjalë.
Pas marrjes së këtij vendimi nga Rahimaj, ish-kryetari Qëndron Kastrati i ishte drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës, me kërkesë që të anulonte vendimin për hapjen e atyre shkollave dhe kishte kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit. Themelorja e kishte aprovuar kërkesën e Kastratit për mbylljen e shkollave deri në vendim përfundimtar, vendim i cili pastaj ishte aprovuar edhe nga Gjykata e Apelit.
Kundër këtij vendimi kishte dalë Komuna e Kamenicës, e cila kishte bërë ankesë që rasti të kthehet në rishqyrtim, kërkesë që Gjykata Supreme e ka shpallur të pabazuar.
Kështu, shkolllat që Rrahimaj i hapi, do të duhet të mbyllen sërish.