Kontrollohet dhe shoqërohet në polici babai i Stresit, Sali Lushaj

Kontrollohet dhe shoqërohet në polici babai i Stresit, Sali Lushaj

Një operacion i forcave “Shqiponja” të Policisë së Tiranës ka vënë në pranga dy persona. Në zonën pranë stadiumit Dinamo janë ndaluar dy mjete tip “Mercedes Benz”, të cilët janë parkuar njëri pas tjetrit. Efektivët zbresin të parin shoferin e mjetit Mercedes Benz ML (fuoristradë), i cili nga pamjet duket se është Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës.

Më pas, nga mjeti që drejtohej nga Lushaj, del dhe një person tjetër që qëndronte në sediljen e pasme, por nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Të dy makinat janë kontrolluar imtësisht dhe më pas janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, rreth orës 15.30, por ende Policia e Shtetit nuk ka ndalë me një njoftim zyrtar për të zbuluar se përse është shoqëruar babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi. Pritet që e gjithë ngjarja dhe arsyeja e ndalimit të zbardhet me një deklaratë zyrtare.

Related Articles