Forcat paqeruajtëse të KFORIT janë kudo përgjatë rrugës për në Veriun e Kosovës.
Të mërkurën, kur kanë mbetur pak orë deri në zbatimin e masës së reciprocitetit për dokumentet identifikuese, ekziston një mobilizim më i madh i tyre që situata të jetë e qetë.
Pak më tutje, në pikën kufitare në Bërnjak numri i veturave që hyjnë është mjaft i madh.
Por, marrëveshja që hyn në fuqi mesnatën e së mërkurës, mundëson që qytetarët të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime.
Si do që të jetë, Serbia është siguruar që qytetarët që kalojnë këtu ta shohin këtë poster.
Por çka mendojnë udhëtarët serb që hynë në Kosovë për marrëveshjen e fundit.
Njëri prej tyre që erdhi nga Novisadi dukej pak i mllefosur me këto zhvillime.
Herën e fundit që Qeveria e Kosovës mori vendim për reciprocitet, serbët lokal protestuan me ditë të tëra.
Por në ditën e mërkurë qytetarët serbë të grumbulluar nuk u panë askund afër kufirit dhe situata ishte e qetë.