Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë medaljen presidenciale të meritave, ish ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.
Osmani tha se Schwarzenberg nga vitet e tetëdhjeta ngriti zërin ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë e deri tek angazhimi i pashoq i tij për njohjen e Kosovës nga Çekia.
“Prandaj, i dorëzova këtij miku të madh të Kosovës Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë falënderimi nga populli i Kosovës për mbështetjen e pa kursyer që na dha për lirinë e pavarësinë tonë” shkruan Osmani.