Rep-artisti Betim Januzaj i njohur me emrin artistik “Buta” nuk ka qenë fare aktiv në rrjetet sociale. Arsyeja e kësaj është rasti i vëllait të tij Qendrim Januzaj i cili dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit.
Madje në korrik të këtij viti Buta pati bërë një postim në Instastoryn e tij në të cilën pati treguar se për shkak të rastit nuk do të zhvillojë evente muzikore të cilat i kishte paraparë.
Ndrësa, para pak minutash reperi ka publikuar një fotografi tjetër në Instagramin e tij me mbishkrimin “Mirëmbrëma yje a ju kam munguar”. Ky është postimi i tij i parë në rrjetet sociale që kur ka ndodhur rasti.
Mesa duket reperi ka shijuar disa ditë pushimi së bashku me partneren e tij.
30-vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, vëllai i Butës, dyshohet se ka vrarë mbrëmjen e 27 majit të këtij viti, një person po ashtu 30-vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.
Zyrtarisht në versionin e autoriteteve të rendit, besohet që vrasja u bë për shkak të djegies së veturës së reperit Buta në vlerë prej 70,000 eurosh, vepër për të cilën, vëllai i tij, dorasi Qëndrim Januzi, ka qenë i bindur që ka ndodhur nga Gazmendi, dikur mik i afërt i tyre.