Partia Demokratike e Shqipërisë ka thënë se nisma Ballkani i Hapur është në shërbim të interesave personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.
Anëtari i Kryesisë, Aldo Bumçi citoi një studim të Institutit “Rockfeller” që sipas tij, nxit dyshimet mbi agjendën e fshehtë të kësaj nisme.
Studimi, sipas Bumçit, rikonfirmon shqetësimet e përsëritura se “Ballkani i Hapur” priret të thellojë edhe më shumë ndasitë mes vendeve të rajonit, në vend që të rrisë bashkëpunimin sikundër pretendojnë Rama dhe Vuçiq.
Bumçi thotë se “Ballkani i Hapur” dëshmohet edhe njëherë një nonsens politik dhe ekonomik nga qendrat prestigjioze ndërkombëtare./TCh