Sh.R (1976) është ndaluar nga Policia në rrugën Gjilan-Prishtinë, i cili me kamionin e tij gjatë vozitjes ka bërë tejkalim të dy automjeteve në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurove, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë.