Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se vendimi për pavarësinë e Kosovës ishte i duhuri.
“Në fund të fundit, tani ka edhe një proces paqeje dhe pajtimi edhe nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë”, tha ai gjatë një interviste për gazetën gjermane “Der Spiegel”
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Rusia po nxit konfliktin në Ballkan dhe po rrezikon paqen e brishtë.
Rama shpjegon se banorët në rajon ndahen në ata që kundërshtojnë Putinin dhe ata që e mbështesin atë.
Dhe ai beson: “Rusia do të ishte e kënaqur nëse diçka do të lëvizte në drejtim të konfliktit në Ballkan”.
“80% e serbëve ortodoksë mendojnë pozitivisht se Putini thjesht po i tregon Perëndimit topat në Ukrainë… nëse mund ta themi kështu”, thotë Rama./ata/