Këngëtarja shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
E shoqëruar nga miqtë dhe disa familjarë, 27 ka kaluar një kohë të mirë për disa ditë radhazi në Ibiza të Spanjës.
Ajo ndërkohë është kujdesur që shumë nga momentet e këndshme që po shijon atje, t’i ndajë me 86 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja me origjinë nga Kosova publikoi disa fotografi të reja, në të cilat dukej mjaft tërheqëse.
Ajo pozoi me një palë reçipeta dhe pantallona plot shkëlqim në ngjyrë të artë, ndërsa vuri në pah fizikun e saj të tonifikuar.
Në veçanti, këngëtarja e hitit “Love Again” theksoi ngjyrën e saj të trupit, e cila duket mjaft e nxirë nga koha e nxehtë me diell.
“Shtatori”, shkroi Lipa krahas këtyre fotografive, të cilat nuk kaluan pa pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.