Ramadani thotë se Gjilani e arriti objektivin që kishte, lavdëron edhe “Skifterat”

Ramadani thotë se Gjilani e arriti objektivin që kishte, lavdëron edhe “Skifterat”

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka thënë se fitorja ndaj Dukagjinit në Klinë, ka vlerë të madhe për ekipin që ai drejton.

Sipas Ramadanit, objektivi ka qenë fitorja.

“I urojë futbollistët për fitore dhe angazhimin. Fushë e vështirë dhe kundërshtarë i fortë. Pjesa e parë na takojë neve, me dy shtylla dhe 1 gol. Në pjesën e dytë menaxhuam ndeshjen dhe e ruajtëm epërsinë. Arritëm objektivin dhe kjo është me rëndësi. Edhe sot patëm mbështetjen e ‘Skifterave’ të cilët na mbështes dhe vetëm ata që janë në fushë e dinë se çfarë përkrahje e madhe ishte”, tha Ramadani.

Gjilani mposhti Dukagjinin si mysafir me rezultatin 1:0. Gjilanasit renditen në vendin e parë me 13 pikë.

Related Articles