Mbyllet pjesa e parë e derbit mes Man United dhe Arsenalit

Mbyllet pjesa e parë e derbit mes Man United dhe Arsenalit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin që po zhvillohet në mes të Manchester United dhe Arsenalit në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq e nisën ndeshjen mjaft furishëm, duke bërë presion – por The Gunners u këndellen shumë shpejtë.

Qysh në minutën e 12-të, Arsenali ia doli të tunde rrjetën e David de Geas nëpërmjet Gabriel Martinellit, por ajo u anulua nga VAR-i për faull.

Martinelli e pati një rast të mirë edhe në minutën e 32-të, por që goditjen e tij me kokë e stopoi portieri spanjoll.

Pas këtyre dy shanseve, ishte radha për Unitedin, që e theu mbrojtjen e Arsenalit, që realizoi nëpërmjet transferimit të tyre të fundit prej 100 milionë euro, Antonys.

Sulmuesi brazilian pranoi një asistim nga Marcus Rashford, duke ia dalë të mposht me fines portierin e skuadrës londineze.

45 minutat e dytë duket se do të jenë edhe më të zjarrtë, pasi United do të tentojë të ruajë epërsinë, ndërsa Arsenali t’i kthejë gjërat në favor të vetin.

Related Articles