Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se komuna e Gjilanit ka mbetur pa kryetar.
Mes tjerash, Haziri ka kërkuar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj që të mos e potencoi se Gjilani është komunë e LVV-së, duke ironizuar kështu me udhëheqjen e kësaj komune.
“Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve”, ka shkruar Haziri.
Ai më tej e ka quajtur kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni zëvendës të Shpejtim Bulliqit.
“A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve”, ka shkruar Haziri.