Deputetja, Doarsa Kica Xhelili, që deri më sot ishte pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend, nga lista Guxo, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
E me largimin e saj partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje i kanë mbetur vetëm edhe 57 deputetë.
Ndërsa e dyta pas partisë në pushtet me numrin e deputetëve është partia opozitare, Partia Demokratike e Kosovës e cila ka 19 deputetë.
E LDK-ja e cila deri më sot kishte 15 deputetë me kalimin e Doarsa Kica Xhelilit, numëron gjithsej 16.
Lista Serbe ka 10 deputetë, AAK-ja 8 vende në Kuvend dhe nga komunitetet e tjera 10 deputetë.