Trazira në sfidën PSG-Juventus, katër persona arrestohen për akte racizmi

Trazira në sfidën PSG-Juventus, katër persona arrestohen për akte racizmi

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në sfidën PSG-Juventus, ku tifozët u përplasën me të shara dhe fyerje në shkallët e stadiumit.

Duket se kjo ngjarje ka kaluar në një fazë shumë më të rëndë, me disa tifozë juventinë të cilët kanë filluar fyerjet me akte racizmi, duke imituar majmunin.

Jo vetëm kaq. Disa tifozë të tjerë ka kanë bërë përshëndetjen naziste, gjë e cila mori një vëmendje të madhe nga mediat. Për këtë arsye, katër persona janë arrestuar nga policia e Parisit, me ngjarjen që vazhdon të jetë ende nën investigim.

Related Articles