Reagon edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava për zhvillimet në Jerusalem

Reagon edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava për zhvillimet në Jerusalem

Kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, ka folur për situatën në Jerusalem, raporton Gazeta Enigma.

Tërnava ka theksuar se eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm palestinez nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve.

Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa”, ka shkruar Tërnava.

Ai tutje thotë se Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.

“Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinez në Jerusalem dhe në territoret palestineze. Eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër-bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve. Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit”, shkroi tutje ai.

Ndryshe, Tërnava shpreson se Al-Aksa dhe objektet tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles