Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II i jep fund udhëheqjes më të gjatë së mbretërisë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Elizabeth II u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj Mbretit George VI më 6 shkurt të vitit 1952. Ajo titullin e saj e pranoi në Westminster Abbey një vit më vonë.
Drejtim i mbretëisë nga ajo prej 70 vitesh ishte shtatë vjet më i gjatë se ai i Mbretëreshës Viktoria.
Duke udhëhequr monarkinë në epokën e mediave sociale, ajo u bë një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara në botë, shkruan BBC