Mesfushori Lindon Emërllahu, ka thënë pas ndeshjes se Ballkanit i ka munguar fati që të shënoi fitore ndaj Clujit. Ndeshja u mbyll 1:1.
Emërllahu theksoi se në ndeshjet e radhës, duhet të kenë kujdes më të madh sidomos në minutat e fundit.
“Besoj që e menaxhuam mirë lojën. Patëm qarkullim. Fati na mungoi. Nga një pakujdesi pranuam gol dhe u barazua rezultati. Na mungoi fati. Përformanca ishte e mirë nga të gjithë. Në ndeshjet tjera pres më shumë angazhim dhe kujdes në minutat e fundit”, tha Emërllahu.