Babai i Nina Shalës, ka njoftuar se janë mbledhur parat për shërimin e saj e cila tasht e 6 muaj është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë Atypical Hemolyic Uremic Syndrome (aHUS), raporton Gazeta Enigma.
Babai I Ninës, Besarti ka njoftuar se shuma e nevojshme e parave (150 mijë euro) janë grumbulluar për katër ditë për trajtimin e sëmundjes së vajzës së tij.
Ai i ka falenderuar të gjithë ata që i kanë dalë në ndihmë për shërimin e vajzës së tyre.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të babait të Nina Shalës:
Mblidhen mjetet per trajtimin e Nines
Shume te dashur njerëz zemermire e zemërgjerë,
Për 4 ditë të vetme u grumbulluan parat e nevojitura për trajtimin e semundjes se vajzes tone Nina Shala.
Faleminderit te gjithe juve qe e keni shpërndarë kërkesën e keni dërguar para. Secili cent që ju e keni dhuruar siguron që vajza jonë të kete trajtimin e duhur.
Kurrë nuk e kishim imagjinuar qe na vjen momenti me kërku ndihmë për fëmijën tonë. Jeta po të ballafaqojka me sfida të ndryshme. Për neve momenti ma i rëndë ka qene kur eshte diagnostifiku Nina me kete semundje shume te rralle (aHUS), e momente të vështira ka pas plot gjatë 6 muajve të kaluar, por moment shumë i vështirë ishte të kërkojmë para nga ju. I kemi shfrytëzuar te gjitha mundësitë që mos me kërku ndihmë, por shuma që na duhej ishte e pa mundur.
Ninen dhe neve si prind, na pret rruge e gjate ne trajtimin e kesaj semundje, sepse e tille eshte semundja. Por shpresojme se me ndihmen e Zotit, Nina do te sherohet plotesisht, e do ti kthehemi jetes siç e kishim para 6 muajsh, te lumtur dhe te qete, e pa brenga.
Shume te dashur ju qe u bete bashke me neve gjate ketyre diteve, ne cfardo forme, ndoshta as nuk mund t’a imagjinoni lehtësimin që na e keni sjell me mundësinë që po ja jepni Nines për të jetuar, e me shpresë për t’u shëruar plotësisht.
Faleminderit nga zemra, Zoti ju gezofte.
PS: Ju lutemi shume, mos na harroni ne lutjet tuaja!
Zoti ju shperblefte