Mehaj dakordohet me homologen e tij malazeze, për intensifikim të marrëdhënieve

Mehaj dakordohet me homologen e tij malazeze, për intensifikim të marrëdhënieve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot përmes video-lidhjes bisedoi me homologen e tij, ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi Olivera Injac, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast, ministrja Injac e uroi ministrin Mehaj për detyrën duke shprehur vulllnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy ministrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit në përgjithësi. Ai vlerësoi lart edhe rolin e tashëm të Malit të Zi si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave.

Related Articles