Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 49 raste pozitive.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:
Prizren 11 raste, Ferizaj 8 raste, Drenas 6 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Prishtinë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Pejë dhe Shtime.