Nga “personi më i urryer” në Britani drejt fronit: Kush është Camilla Parker, rivalja e Lady Diana-s që u martua me Charles

Nga “personi më i urryer” në Britani drejt fronit: Kush është Camilla Parker, rivalja e Lady Diana-s që u martua me Charles

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, Camilla Parker mban titullin e gruas së mbretit. Siç raportohet nga Daily Mail, gruaja që fitoi pseudonimin “personi më i urryer” në Britani pas vdekjes së Princeshës Diana, arriti të bëhet një nga fytyrat më të njohura të familjes mbretërore.

Camilla u fajësua për prishjen e martesës së Charles me Dianën, Princeshën e Uellsit. Dhe, kur lajmet për lidhjen me Charles dolën në dritë për herë të parë, Camilla u përball me kritika të ashpra. U desh kohë që publiku ta pranonte atë pas vdekjes së Dianës në vitin 1997, shkruan abcnews.al.

Camilla ka përfunduar një transformim të jashtëzakonshëm nga zonja mbretërore në Madhërinë e Saj Mbretëreshë

Dhe kur u martua me Charles në vitin 2005, titulli i saj i ardhshëm shkaktoi polemika. Asaj iu deshën gati dy dekada për të ndërtuar imazhin e saj, gjë që e bëri, si sepse mbështeti burrin e saj, të cilin shumë e konsideruan “të përfunduar” pas divorcit nga ish-gruaja e tij, ashtu edhe sepse ajo u mor me bamirësi dhe projekte.

Martesa, lidhjet jashtëmartesore dhe urrejtja britanike

Emri i saj i vërtetë ishte Camilla Rosemary Sand, por në moshën 25 vjeçare në vitin 1973 ajo u martua me Andreë Parker Bowles dhe adoptoi mbiemrin e tij. Të dy ishin të martuar për 21 vite derisa u divorcuan përfundimisht në vitin 1994.

Charles dhe Camilla në një ndeshje polo, rreth 1972

Deri atëherë ajo nuk kishte zënë qendër të vëmendjes, por gjithçka ndryshoi kur Diana dha intervistën e famshme për BBC, ku ekspozoi të “palarat” e familjes mbretërore. “Në këtë dasmë ishim tre”, tha Princesha Diana dhe shtypi më pas zbuloi se ajo njihej me Charles që në vitin 1970.

Asokohe ishin miq ndërsa në vitet 1990 kishin hyrë në një lidhje të paligjshme. Menjëherë britanikët që e mbështetën Dianën si “princeshën e popullit” dhe nuk e vlerësonin mirë familjen mbretërore – e “vunë” menjëherë në sy. kështu, gazetat e kryqëzuan Camilla-n, e cila fitoi titullin “personi më i urryer” në Britania.

Diana dhe Camilla në Ludlow Races në 1980

Forcimi i opinionit publik

Në vitin 2005, ajo u martua me Charles dhe zyrtarisht u bë anëtare e familjes mbretërore, megjithëse ruajti mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht se ata nuk kishin lidhje. Kështu vitet kaluan dhe ndërsa historia me Princeshën Diana filloi të zbehej, bota pushoi së urryeri, por as ta adhuronte.

Kështu, në vitet që pasuan e deri më sot, britanikët ndiheshin të shqetësuar kur mendonin se Camilla mund të bëhej mbretëreshë. Washington post raporton se në vitin 2010 Charles, kur u pyet nëse gruaja e tij do të bëhej ndonjëherë mbretëreshë, u përgjigj se “do të shohim… Pse jo? Mund të ndodhë në një moment”.

Dukesha e Cornwall, e ulur pranë Presidentit të Francës Nicolas Sarkozy dhe pranë Mbretëreshës Elizabeth II, në fillimin e një banketi shtetëror në Kështjellën Windsor në mars 2008

Në shkurt, Mbretëresha Elizabeth II shpalli publikisht miratimin e saj që nusja e saj të merrte titullin e Queen Consort kur të vinte koha. Daily Mail zbuloi se Mbretëresha Elizabeth dha bekimin e saj për të kurorëzuar Camilla si Queen Consort vite më parë dhe se Charles ishte afër ta shpallte atë në 2019.

Mbretëresha zgjodhi 70-vjetorin e ngjitjes së saj në fron për të bërë njoftimin dhe për të shprehur dëshirën e saj që Camilla të njihet plotësisht kur Charles të bëhet Mbret. Më pas, Camilla tha se ndihej shumë e nderuar dhe shumë e prekur nga miratimi publik që bëri mbretëresha.

Mbretëresha Elizabeth iu drejtua kombit: “Kur djali im Charles të bëhet mbret, e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë koha, Camilla do të njihet si Queen Consort ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik.”

Dukesha e Cornwall, Princi i Uellsit, Princi George, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Mbretëresha Elizabeth II, Princi Harry janë fotografuar në ballkonin e Pallatit Buckingham të Londrës pas ceremonisë së Trooping the Color në shtator.

Related Articles