Familja e të ndjerës Nazlije Sherifi, e cila ka vdekur kohë më parë sot ka bërë shpërndarjen e disa ndihmave për familjet në nevojë, raporton Gazeta “Enigma”.
Nazlija kishte vdekur me 3 janar, duke pritur që t’i transplantohet veshka, dhe kjo vdekje kishte tronditur të gjithë Mitrovicën por edhe më gjerë.
Sot përmes një postimi në facebook, vëllau i saj Iliri, ka njoftuar se këto ndihma po i ndajnë për Nazlijen në festën e Bajramit.
Postimi i plotë:
Allahu ua mundesofte cdo muslimani te pres festen e Bajramit ashtu sic duhet! Agjerim te pranuar. Sadakaja nuk te varferon! Allahu e shperbleft hoxhen e nderuar per asistence Rexhep Lushta