Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës kanë arritur t’i mbledhin mbi 10 mijë euro për blerjen e një automjeti për shuarjen e zjarreve.
Pajisja e këtij fshati me një mjet të tillë po thuhet se ishte fort e nevojshme, meqë i njëjti është i rrethuar me male, derisa rastet e zjarrvënieve janë shumë të shpesht.
Automjeti është blerë në Slloveni derisa për mbërritjen e tij në cak po u ndihmon edhe komuna.