Sistemi TIMS është ende i bllokuar për shkak të sulmit kibernetik të djeshëm, andaj në vendkalimin kufitar të portit të Durrësit, regjistrimi i udhëtarëve po bëhet me shkrim.
Këtë mëngjes kanë mbërritur rreth 800 persona me dy tragetet e linjës së Barit dhe përpunimi ka vijuar pa probleme, pasi për të përballuar situatën janë shtuar sportelet. Natën e kaluar dolën nga kjo pikë kufitare 2500 persona./TCh