”Sulmet e fundit kibernetike tregojnë që siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor”

”Sulmet e fundit kibernetike tregojnë që siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor”

President i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në ShBA, duke thënë se këto sulme ndryshuan botën dhe perceptimin për sigurinë përgjithmonë.

“Sot kujtojmë me dhimbje dhe respekt të gjithë ata që humbën dhe sakrifikuan jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit kundër SHBA dhe demokracisë, sulme të cilat e ndryshuan botën dhe perceptimin për sigurinë përgjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, ai foli edhe për sulmet e fundit kibernetike, duke thënë se ato tregojnë që siguria duhet të mbetet prioritet.

“Sulmet kibernetike të kohëve të fundit në infrastrukturën tonë virtuale sjellin në vëmendje që siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor. Ne duhet të fokusohemi tek ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve tona ndërkohë që forcojmë lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe qytetarëve. Fuqizimi, bashkëpunimi dhe efektiviteti i institucioneve për të reaguar shpejt dhe në kohë përbëjnë çelsin e suksesit për të ruajtur të pacënuar sigurinë kombëtare”, ka shkruar Begaj.

Related Articles