Ferizaj ka marr fitoren e parë në Superligë për këtë edicion, duke e mposhtur Llapin me rezultat 2-1.
Ferizajasit që ishin pa fitore e nisën furishëm takimin, duke arritur të shënojnë që në start.
Astrit Fazliu ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 29-të të ndeshjes duke shënuar për 1-0.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Ramush Ramadani që arriti të shënojë për 2-0.
Llapi tentoi të bëjë diçka më shumë në pjesën e dytë, por nuk ia arriti të kthejë rezultatin.
Krejt cfarë bëri skuadra e Tahir Batatinës ishte një gol i shënuar nga Ilir Krasniqi në minutën e 73-të.
Ferizaj tani ka gjashtë pikë dhe mbanë vendin e gjashtë, ndërsa Llapi me pesë pikë është në vendin e 9-të.