Katie Nicholl: Mbretëresha e dinte se nuk do të kthehej nga Balmorali

Katie Nicholl: Mbretëresha e dinte se nuk do të kthehej nga Balmorali

Mbretëresha e dinte që nuk do të kthehej nga Balmorali, sipas një eksperteje të familjes mbretërore.

Katie Nicholl, korrespondente e Vanity Fair, foli sot në BBC dhe i dha arsyet e saj se pse mendon kështu.

“Mbretëresha e dinte që nuk do të kthehej [në Kështjellën e Windsorit apo në Pallatin Buckingham]. Mendoj që ajo donte të mbetej në Balmoral dhe donte të vdiste atje”, ka thënë Nicholl.

Sipas Nicholl, mbretëresha në Balmoral mund të ishte vetëm “nënë, gjyshe, stërgjyshe” dhe ta “linte kurorën te porta”.

Related Articles