Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ulet dhe të bisedojë me grevistët.
Zemaj tha se çdo minutë e humbur nga mësimi do të jetë kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë.
Ai theksoi se mjaft janë përdorur fëmijët për hesape të populizmit.
“Qeveri, ulu e bisedo me grevistët. Ndale arrogancën. Ndale padëgjueshmërinë. Mos i hasmëro njerëzit. Bëj zgjidhje sa më shpejt. Çdo minutë e humbur nga procesi mësimor është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë. Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit. Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimor, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti,” tha Zemaj.