Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me strukturat e Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku theksohet se Abdixhiku gjatë këtij takimi diskutoi për procesin e reformimit të thellë të LDK-së, hapjen ndaj kuadrove të reja, për sfidat që kanë në përgjithësi të rinjt si dhe prioritetet e tyre në angazhimin politik.
Me theks të veçant, në këtë takim u diskutua edhe për përgatitjet e Forumit të Rinisë për zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrjen e të rinjve në këtë proces
“Kryetari Abdixhiku u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në procese vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.